Kupa e Botës shtyn publikimin e ofertës së BE-së për Kosovën. Bërjen publike të saj e kishte si detyrim presidenti serb Vuçiç, i cili vendosi ta deklarojë në një tjetër moment. Sipas të përditshmes beogradase “Danas” Aleksandër Vuçiç mendon se askush nuk dëshiron të dëgjojë të flitet për Kosovën gjatë zhvillimit të Botërorit. Ndërkohë, autoritetet në Bruksel konfirmuan se të dielën, Presidenti i Serbisë do të takohet në kryeqytetin belg me Homologun Kosovar, Hashim Thaçi.