Me fillimin e fazës me eliminim të drejtpërdrejtë të Botërorit, nis edhe epoka e implementimit të risive. Me rregullat e reja, nëse një ndeshje përfundon në barazim gjatë 90 minutave, secili trajner i skuadrave në fushë do të mund të bëjë një zëvendësim të katërt. Risia e dytë janë penalltitë. Kombëtaret pjesëmarrëse nga kjo fazë e deri në fund janë të detyruara të stërviten edhe me gjuajtjet e penalltive.