Aktori i njohur Brad Pitt ka blerë një super vilë në Hollywood Hills, Kaliforni, me një histori interesante dhe masa të shtuara sigurie. Shtëpia është ndërtuar në stil spanjoll dhe ka 6 dhoma gjumi, 8 banjo, pishinë, vend për zjarr në ambient të jashtëm, kinema brenda në shtëpi dhe kopsht me perime të freskëta.
Brad Pitt, e bleu këtë vilë prej 779 metrash katrorë nga kitaristi i grupit The Killers, Dave Keuning dhe bashkëshortja e tij, Emilie. Keuning e kishte blerë në vitin 2021 për rreth 9.6 milionë dollarë nga themeluesi i aplikacionit Grindr, Joel Simkhai dhe më pas e nxori në shitje për gati 14 milionë dollarë por Pitt e siguroi për 12 milionë.
Vila ofron pamje spektakolare që shtrihen nga qendra e Los Angeles-it deri tek Oqeani Paqësor. Ndërtuar fillimisht në vitin 1989, ajo ndodhet në zonën elitare Outpost Estates, ku banojnë edhe emra të njohur si Orlando Bloom dhe Ben Affleck. Ndërkaq, Pitt po përpiqet të nisë një kapitull të ri në jetën e tij, pas një periudhe të gjatë të shënuar nga vështirësitë që solli divorci me Angelina Jolie. Në një intervistë të fundit në podkastin “New Heights” të vëllezërve Travis dhe Jason Kelce, aktori i njohur foli për përballjen me sfidat emocionale dhe dëshirën për të ecur përpara. Divorci e dominoi jetën e tij për shumë vite,” -ka thënë një burim për revistën “Us Weekly”. Ai e donte atë dhe e pranon se ka bërë gabime.
Rikujtojmë se filmi “F1”, me protagonist yllin hollivudian është në rrugën e duhur për t’u bërë një sukses i madh veror, pasi fitoi më shumë se 144 milionë dollarë gjatë fundjavës së fundit të shfaqjes. Vlerësohet se drama sportive rreth Formula 1 fitoi më shumë se 55.6 milionë dollarë në fundjavën e parë të publikimit në Amerikën e Veriut dhe fitoi më shumë se 144 milionë dollarë në të gjithë botën. Warner Bros, e cila u partnerizua me Apple për të publikuar “F1”, priste që filmi të “shitet mirë” jashtë SHBA-së.