Horoskopi Live From Tirana

“Peshqit më me fat gjatë qershorit, një romancë e fortë do të godasë…”/Astrologu Hysgen Dauti: Shtatzëni, dhurata dhe…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologu Hysgen Dauti. Ai ka zbuluar se si parashikohet ky muaj për të gjitha shenjat e zodiakut, në apektin romantik, financiar, e jo vetëm…

Si do të jenë Peshqit këtë muaj?

Peshqit kanë fatin më të madhe sepse edhe kur Venusi dhe Jupiteri është në Gaforre, ata që përfitojnë gjënë më të bukur janë Peshqit. Ata përfitojnë një dhuratë të pastër, përfitojnë momentin e shtatzënisë për femrat, mund të përfitojnë momentin e blerjes së një gjëje shumë të madhe që e kanë ëndërruar, pra të jetojnë në një vend që kanë dashur, të kenë shtëpinë që kanë dashur, pra zbukurohet ambienti ku jetojnë. Dhe duke u zbukuruar ambienti, jeta, cilësia, vëmendja, është pikërisht momenti kur ata ndihen të lumtur. Të mos harrojmë  që është ai moment kur i dhurohet një famë për kreativitet artistik, i dhurohet promovimi për t’u dëgjuar apo për të dalë në një skenë të rëndësishme. Kështu që të gjithë Peshqit që kanë projekte, albume, teatro, do jenë në qendër të vëmendjes. Janë personazhi kryesor. Më e bukura është romanca. Nuk do të mungojë një dashuri shumë e madhe që pikërisht këtë verë do i godasë shumë fort. Por nuk e di a do jetë një romancë që do e mbajnë për shumë gjatë, apo do e shijojnë afatshkurtër. Kjo mbetet më shumë individuale, por që vjen. Peshqit presin shpesh nga e kaluara, pra kur ajo gjë ikën, rrinë e presin që t’i rikthehet. Por unë mendoj që këtë verë, ose duhet ta vlerësojnë mirë atë gjënë e vjetër, ose duhet të synojnë për diçka që vjen krejt e re dhe ndryshe.