Ka nisur marshimi masiv i qytetarëve, të cilët po lëvizin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u vendosur në protestë përpara godinës së Kryeministrisë.
Turma po shtohet nga minuta në minutë, ndërsa në mbarë aksin kryesor të kryeqytetit ushtojnë thirrjet e njëzëshme për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.
Sot është protesta e 13-të radhazi në kryeqytet, ndërsa kërkesa e revoltës mbetet e qartë, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ me pankarta në duar, ndërsa tani kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
“Opozita është përpjekur të kapë protestën: por nuk do e prishë kurrë këtë magji të popullit”, u shpreh me megafon aktivisti Alben Kola.
Nga ana tjetër, aktivistët u kanë bërë thirrje protestuesve të mos bien pre e provokimeve dhe të mos i bashkohen mitingut të PS-së në sheshin “Italia”, aty ku po mbahet 35-vjetori i themelimit të PS.