Sot luhen dy ndeshjet e rradhës se 1/8-ave të Botërorit, rezultatet e të cilave do të përcaktojnë çiftin e tretë çerekfinalist. Në orën 16:00, skuadra 5 herë kampione e botës, Brazili, përballet me Meksikën, ekipin që i i hapi udhë eliminimit të Gjermanisë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve. Brazili dhe Meksika kanë një histori të pasur të përplasjeve në Kupën e Botës. Ndërkaq, në orën 20:00 është rradha e sfidës Belgjikë-Japoni.