Breshka 90-vjeçare, Pickles në kopshtin zoologjik të Houstonit ka lindur së fundmi tre këlyshët e saj të parë. Sipas një mesazhi në blogun e kopshtit zoologjik, roja vuri re se breshka po bënte tre vezë. Ekipi i kujdesit të kafshëve më pas i mori vezët për t’i ruajtur. Kopshti zoologjik me anë të një deklarate tha se:
Toka në Houston nuk është ideale për breshkat e Madagaskarit dhe nuk ka gjasa që vezët të kishin dalë vetë nëse roja nuk do të kishte qenë në vendin e duhur në kohën e duhur.
View this post on Instagram
Të tre këlyshët quheshin Jalapeno, Dill dhe Gherkin. Sipas kopshtit zoologjik, Pickles është një nga breshkat më të rralla dhe në përgjithësi kanë pak pasardhës. Pickles është kafsha më e vjetër në kopshtin zoologjik të Houstonit, i cili ka qenë shtëpia e tij në 36 vjetët e fundit. Këlyshët do t’i bashkohen në shtëpi kur të rriten dhe të bëhen mjaft të fortë.
Rikujtojmë, se banori më i famshëm i Shën Helenës, një prej ishujve më të largët në botë, breshka gjigante Jonathan, festoi vitin e kaluar ditëlindjen e 190-të, duke u bërë sipas Rekordeve Botërore Guinness, breshka më e vjetër që ka jetuar ndonjëherë. Thuhet se kur lindi breshka Jonathan, mbretëresha Viktoria ishte ende një adoleshente.