Gjatë vizitës 2-ditore në Bruksel, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, zhvilloi një takim me Eurokomisionerin për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos. Sipas njoftimit zyrtar, Avramopoulos theksoi se nga Policia janë arritur rezultate që kanë mbështetjen e përkrahjen e fortë të vendeve anëtare të BE-së. Ministri Xhafaj çmoi punën e deritanishme që zyrtari europian ka bërë në lidhje me adresimin e sfidave të Ballkanit Perëndimor, por veçanërisht për mbështetjen e pakursyer që ai ka dhënë për vendin tonë.