Në tremujorin e parë të vitit 2018, qytetarët dhe bizneset e kanë pasur më të vështirë për të marrë një kredi. Banka e Shqipërisë raporton se bankat e nivelit të dytë kanë forcuar kriteret por kanë ofruar interesa më të larta. Faktorët që ndikuan në këtë situatë janë kreditë me probleme, si dhe tregu i pasurive të paluajtshme.