Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës paralajmëroi protesta në ditën ndërkombëtare të punëtorëve më 1 Maj. Kryetari i sindikatave Avni Ajdini, tha se zbatimi i ligjit, siguria në punë, njohja e përvojës së punës për vitet ‘90-‘99 dhe sigurimi shëndetësor, janë kërkesat që do të parashtrohen në këtë protestë. Tubimi do të bëhet për t’iu tërhequr vërejtjen qeveritarëve se nuk është bërë sa duhet për të drejtat e punëtorëve.