Aktualitet

Aksidentet në Kukës, rrugët hyrëse pa kushte

Aksi rrugor që lidh qytetin e Kukësit me Rrugën e Kombit nëpërmjet Urës së Drinit të Zi, si në hyrje dhe në dalje prej vitesh është kthyer në burim aksidentesh. Sipas drejtuesve të automjeteve ky aks rrugor ka fushëpamje të kufizuar dhe kthesa të forta. Të rrezikuar janë dhe disa banorë që kanë ndërtuar banesat e tyre poshtë rrugës.