Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi çeljen e autonomisë spitalore. Mjekët do të kenë mundësi të kryejnë praktika dyfishe. Edhe pacientët mund t’i zgjedhin mjekët që dëshirojnë për të zhvilluar konsultat. Por, jo të gjitha spitalet mund ta kthejnë këtë praktikë, pasi duhet të kenë autonominë spitalore e kartën menaxheriale.
Çelja e autonomisë spitalore, akti që kaloi sot është për mundësinë e ofrimit jashtë regjimit të punës së përcaktuar nga punëdhënësi në regjistrat antiambulatore. Eshtë një akt, i cili ka një praktikë dyfishe. Të gjitha spitalet që do të ecin me modelin e ri me kartën menaxheriale do të kenë mundësi për instrumentin për praktika dyfishe. Kjo i lejon mjekët të kryejnë konsulta ambulatore jashtë sistemit të regjimit apo të referimit. Pra, pacientët mundet të konsultohen me mjekët që duan, me pagesa të tjera të përcaktuara nga bordi i spitalit. Kjo pritet vetëm në spitalet me autonomi spitalore dhe kartë menaxheriale.
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, foli dhe ministrja e Arsimit. Evis Kushi tha se po zhvillohet një proces konsultimi i gjerë për studentët e Mjekësisë, që supozohet të punojnë tre vite me detyrim në vendin e tyre.
Ne kemi nisur një proces konsultimi sepse jemi përballë një rreziku që pas disa vitesh mund të mos i plotësojmë dot vendet për mjekë. Ky s’është fenomen vetëm shqiptar, por i gjithë rajonit, si edhe në vendet e BE-së. Si qeveri, ne kemi përgjegjësinë t’i parandalojmë këto problematika. Pra, duhet t’i paraprijmë.
Konsultimet do të vazhdojnë më gjerë, sepse s’është vetëm vendim i studentëve të Mjekësisë. Studentët paguajnë një tarifë shumë të ulët, madje disa nuk paguajnë, përkundrazi marrin bursa. E gjithë shoqëria kontribuon për këta studentë. Kostoja për të formuar e diplomuar një mjek është më e lartë se në universitetet e tjera. Jo vetëm studentët e vitit të parë të Mjekësisë do të jenë përballë kësaj alternative, por edhe për vitet e tjera.
Ne mendojmë se të gjithë e kanë detyrimin të japin kontribut për Shqipërinë. Nëse do të jemi përpara problemit, që pas pak vitesh do të përballemi me fenomenin.
Qeveria sot miratoi dhe vendimin për të akorduar bursë sa paga minimale mujore për studentët që do të zgjedhin degë si Mësuesia, Bujqësia apo Turizmi.