Aktualitet

“Shqipëri e re”, nis protesta e 14-të në kryeqytet, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për zhvillimin e protestës së 14-të përpara Kryeministrisë.

Qytetarët kanë nisur fillimisht grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Ditën e sotme pritet një numër më i madh protestuesish, pasi është thirrur për herë të dytë protestë kombëtare.

Si zakonisht, pas qëndrimit para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë nëpër rrugët e qytetit, siç kanë bërë edhe ditët e kaluara.

Vijon…