Aktualitet Bota Celebrities

CEO i Intercom ofron 500 mijë dollarë për murale në nder të ukrainases së vrarë, Elon Musk e trefishon shumën?

Eoghan McCabe, CEO dhe themelues i kompanisë Intercom, ka njoftuar një iniciativë të veçantë për të nderuar kujtimin e Irina Zarutskayas, 23-vjeçares ukrainase e cila u vra muajin e kaluar në një sulm të paprovokuar në një tren, ngjarje që tronditi opinionin publik ndërkombëtar.

Po ofroj 500,000 dollarë për të pikturuar murale të Irina Zarutskayas në vende të shquara në qytetet amerikane

-deklaroi McCabe.

Ai ftoi artistë dhe individë të interesuar të kontaktojnë shefen e stafit të tij, Katie Brenske Tolstedt, për të marrë pjesë në projekt ose për të dhuruar fonde shtesë.

Nisma e tij mori menjëherë mbështetje nga njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i cili ofroi 1 milion dollarë për realizimin e muraleve.

Musk ka reaguar më herët për rastin, duke kritikuar mbulimin mediatik dhe duke vënë në pah mungesën e sigurisë në qytetet amerikane.

Sipas burimeve të përfshira në projekt, aktualisht janë duke u zhvilluar negociata me më shumë se 1,000 artistë në mbarë SHBA, ndërsa vijon kërkimi për hapësirat më të përshtatshme ku do të vendosen muralet.

Vrasja e Zarutskayas ka hapur një debat të gjerë mbi sigurinë publike dhe sistemin amerikan të drejtësisë, ndërsa iniciativa për muralet synon të shërbejë si një homazh për viktimën, por edhe si thirrje për reflektim ndaj dhunës në shoqëri.