80 çifte u martuan të dielën e Pashkëve në një Kishë në jug të Johanesburgut të Afrikës së Jugut. Në një ceremoni gjigante, Kisha u mbush nga vellot e bardha, ndërsa çiftet i thanë po njëri-tjetrit në një ditë të shënuar si ajo e Pashkëve.
Kjo është ceremonia më e madhe e mbajtur ndonjëherë në Afrikën e Jugut, të paktën që prej rënies së pandemisë së Koronavirusit, e cila ngriu gjithçka. Vitin e kaluar, në 60 vjetorin e kësaj Kishe, u zhvillua një tjetër ceremoni gjigante ku u martuan 53 çifte.
Lebogile Mamatela, 38-vjeçe, një punonjëse e qeverisë e cila u bë gruaja e dytë e babait të fëmijës së saj tha për Reuters pas ceremonisë se:
Është një ditë e veçantë, jam shumë e lumtur. Unë me të vërtetë, vërtet e vlerësoj këtë moment të të qenit pjesë e familjes Mahluku është një ndjenjë e mrekullueshme.