Amerikanët të cilët janë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit nuk kanë më nevojë të mbajnë maska nëse janë duke ecur, vrapuar, shëtitur apo kur janë me biçikletë. Maska duhet të mbahet vetëm me anëtarët e familjes së tyre ose nëse marrin pjesë në tubime të vogla në natyrë.
Shumë shtete tashmë kanë hequr kufizimet që kishin vendosur për aktivitete brenda dhe jashtë. Deri më tani, rreth 42% e amerikanëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 dhe 29% kanë marrë të dyja dozat e dy vaksinave.
“CDC”, (Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) ndërkaq kanë ofruar disa këshilla për masat e tjera të sigurisë. Njihuni me disa nga rregullat e reja për mbajtjen e maskave nga “CDC”:
Njerëzit plotësisht të vaksinuar mund të merren me këto aktivitete në natyrë pa maska:
1. Ecje, vrapim, shëtitje ose me biçikletë vetëm ose me anëtarët e familjes tuaj.
2. Duke marrë pjesë në tubime të vogla në natyrë me familjen dhe miqtë plotësisht të vaksinuar.
3. Duke marrë pjesë në një tubim të vogël në natyrë me një përzierje të njerëzve të vaksinuar dhe të pavaksinuar.
4. Ngrënie në natyrë me miq nga shumë familje.
“CDC” azhurnoi këshillat e saj për njerëzit e vaksinuar, por përsëri rekomandon një maskë në këto ambjente:
1. Në ngjarje të mbushura me njerëz si një shfaqje e drejtpërdrejtë, paradë ose ngjarje sportive.
2. Në sallone flokësh, qendra tregtare, kinema ose muze.
3. Tubime të vogla të brendshme me një përzierje të njerëzve të vaksinuar dhe të pavaksinuar.
4. Gjatë shërbimeve të plota në qendra estetike.
https://www.instagram.com/p/COLYsbRHM4z/?igshid=je36m2njdmb6