E ftuar në emisionin “Vitality Vibes” ka qenë doktoresha e njohur endokrinologe, Dorina Ylli. Duke qenë se jemi në muajin e ndërgjegjësimit ndaj diabetit ajo ka shpjeguar me detaje se çfarë është diabeti, pse janë rritur rastet në vendin tonë dhe jo vetëm…
Doktoresha theksoi se është stili i jetesës që ne po bëjmë tani ai që ndikon. Kush janë disa nga shenjat që njerëzit mund të hasen dhe mund të kuptojnë se mund të jenë me diabet?
Nëse na pihet shumë ujë, nëse e shikojmë se na thahet goja dhe zgjohemi natën për të pirë ujë është një shenjë që mund të kemi diabet. Nëse urinojmë shumë. Pimë shumë ujë dhe urinojmë shumë. Megjithëse ushqehemi normalisht dhe shikojmë se po biem në peshë. Pra një humbje peshe e pashpejguar në kohët e fundit. Këto tre shenja janë tipike të diabetit dhe kushdo që i ka duhet të kontrollohet.