Celebrities Gossip Showbiz

Cilët janë finalistët e “BBV2” sipas Jori Dellit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mëngjesin e sotëm Jori ka biseduar me  Luizin rreth finales së madhe në 6 Maj dhe si çdo banor tjetër ka dhënë mendimin e saj se kush mund të jenë finalistët mes tyre. Sipas Jorit në finale do të shkojnë Luizi, Efi, Kristi dhe Dea. E ndërsa shtoi se në vend të dytë mendon se do jetë Dea Mishel.

Luizi mori “hak” ndaj Ronaldos, duke i hedhur atij salcë domatesh në kokë. Ky i fundit ditën e djeshme e bëri shtëpinë me miell, pasi u revoltua nga një rreng që Jori, Dea dhe Keisi i ngritën atij. Ronaldo debatoi  edhe me Luizin, pasi ai e “urdhëroi” të pastronte shtëpinë. Pikërisht debati që ata të dy patën për pastrimin e shtëpisë, dyshohet se shtyu Luizin që t’i hidhte salcë domatesh Ronaldos në kokë.