Showbiz Sport

COVID-19 i ndaloi mbrojtësit portugez Europianin, por jo martesën…

Joao Cancelo do të kishte luajtur në Kampionatin Europian me Portugalinë nëse COVID-19 nuk do ta kishte ndaluar. Sidoqoftë, lojtari gjeti një mënyrë për të ngushëlluar veten.

https://www.instagram.com/p/CQ6bNpDs9in/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3bee2634-f470-4c8c-8fc4-72cc54a8435e

Në një plazh të bukur dhe piktoresk në Maldive, mbrojtësi portugez i propozoi për martesë partneres së tij Daniela Machado. Cifti që ka një vajzë së bashku, postuan dhe foton e bukur dhe super romantike nga momenti i propozimit. Ai shkruajti:

Ajo tha po.

Dhe ajo konfirmoi:

I thashë po.

https://www.instagram.com/p/CQ6Zi_-ryDt/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fd505452-d012-47e5-b251-4b7d4716f089

Rikujtojmë, se pas eliminimit nga Kampionati Europian, ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo ka vendosur të shkojë në pushime me familjen e tij. Superylli portugez luajti në të tetën e finales së ‘Euro 2020’, por përfaqësuesja e tij u eliminua nga Belgjika.

Pas përfundimit të turneut, Ronaldo ka vendosur të pushojë me partneren Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij. Futbollisti ka publikuar një foto familjare në profilin e tij në Instagram.