Rajoni

Daçiç: Duhet lobuar për interesat e Serbisë atje ku merren vendimet

Ministrat serbë janë udhëzuar t’i kushtojnë vëmendje të veçantë problemit të Kosovës gjatë çdo takimi me kolegët e tyre ndërkombëtarë. Vëmendje i jepen posacërisht takimeve me shtete që supozohet se janë në gjendje të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, tha se duhet lobuar për interesat e Serbisë atje ku merren vendimet.