Rajoni

Dakordësia për emrin e Maqedonisë, Zaev dhe Dimitrov dorëzojnë marrëveshjen në Presidencë

Një ditë pas dakordësisë me Athinën për emrin e Maqedonisë, Kryeministri Maqedon Zaev dhe Kryediplomati Dimitrov, ishin sot në Presidencë ku dorëzuan marrëveshjen. Takimi me Presidentin nuk zgjati më shumë se 6 minuta, Gjorgje Ivanov u largua dhe gjatë ditës pritet të bëjë të ditur qëndrimin lidhur me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Amerika e BE-ja përshëdetën akordin, ndërsa për opozitën maqedone, “Ishte kapitullim”.