Aktualitet

Dalin rezultatet e para, PS merr Vorën, Kamzën dhe Elbasanin!

Ka përfunduar numërimi në 3 Bashkitë, Elbasan, Kamëz dhe Vorë ku u votua elektronikisht. Ka përfunduar numërimi në 3 Bashkitë, Elbasan, Kamëz dhe Vorë ku u votua elektronikisht. Partia Socialiste ka fituar bindshëm të treja bashkitë.

Kandidati i PS Gledian Llatja ka marrë fitoren në bashkinë Elbasan përballë kandidatit të Berishës dhe Metës, Luçiano Boçi me mbi 55% të votave. Mbeten ende pa u pasqyruar 74 kuti nga 224 gjithsej por nuk pritet të ketë ndikim në rezultat,

Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me 60.65 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.11 % të votave. Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar.  Blerim Shera ka marrë 74.3 përqind të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 25.72 përqind.

Rakip Suli ka fituar me 60.65% votues në Kamzë.

Kandidati i BF Arjan Xhavit Hoxha me 35.11 %

Një humbje të thellë shënon PD me kandidat Bilbil Bajraktari me vetëm 4.24% të votuesve.