Gjykata e Elbasanit liron nga burgu dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Për shkak se vuan nga probleme shëndetësore të lidhura me sëmundjen e diabetit, për Albert Riskën u ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest me burg”, në “Arrest me shtëpie”. Riska u arrestua më 9 maj me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bashkë me të u prangosën dhe dy pedagogë e 4 sekserë pasi merrnin para’ në këmbim të notave kaluese.