Këtë javë, në Kosovë pritet të qëndrojë një delegacion i Bashkimit Europian, për të marrë të dhëna rreth luftës ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, si kriter i fundit për liberalizimin e vizave. Vizita do të zhvillohet nga data 3 deri më 5 Maj. Opozita shprehet skeptike nëse pas kësaj vizite do të ketë vërtetë lajme të mira për Kosovën. Sipas saj, “Nuk është punuar sa duhet, në drejtim të luftës ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”.