Delegacioni vlerësues i Bashkimit Evropian që po qëndron në Kosovë prej disa ditësh, u takua me Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri. Pas takimit Tahiri tha se Kosova e ka plotësuar kushtin e fundit për liberalizimin e vizave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ministri është optimist se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen ne fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm.