Celebrities Gossip Showbiz

“Mos më quani…”/ Meghan Markle befason në “MasterChef Australia” me kërkesën e saj?

Meghan Markle ka bërë paraqitjen e saj të parë si gjyqtare e ftuar në “MasterChef Australia”, ku tërhoqi menjëherë vëmendjen me një kërkesë të veçantë lidhur me mënyrën se si dëshironte t’i drejtoheshin.

Gjatë prezantimit në kuzhinën e spektaklit, moderatorja Poh Ling Yeow e pyeti nëse duhej ta quante “Dukeshë”.

Meghan iu përgjigj menjëherë me buzëqeshje:

Oh, më thërrisni Meghan. Absolutisht.

Dukesha e Sussex-it, 44 vjeçe, mori pjesë në emision pas vizitës së fundit në Australi, të cilën e kujtoi me nostalgji gjatë episodit.

Ajo rrëfeu se vendi ka një domethënie të veçantë për të dhe Princin Harry, pasi pikërisht gjatë vizitës së tyre të parë në Australi, tetë vite më parë, çifti bëri publik lajmin se ishte në pritje të fëmijës së parë, Archie.

Në sfidën e gatimit, konkurrentët përgatitën receta të frymëzuara nga përbërësit e përzgjedhur prej Meghan, e cila i inkurajoi të gatuanin me pasion dhe të shijonin çdo moment të procesit.

Sipas saj, ushqimi nuk ka të bëjë vetëm me shijen, por edhe me emocionet që përcjell.

Për mua, gatimi është një mënyrë për t’u treguar njerëzve që i do. Është një gjuhë dashurie që bashkon familjen dhe miqtë rreth tryezës

-u shpreh Meghan gjatë emisionit.