Gjykata e Tiranes dënoi me 7 vite burg, ish-përgjegjesën e Kadastres në Këshillin e Qarkut. Henrieta Hyka u gjet fajtore për falsifikimet në tjetërsimin e pronësisë së tokave në zonën e Kasharit. Përveç falsifikimit të pronësisë së tokave, sikur ishin dhënë me ligjin 7501, falsifikimi kishte arritur deri në atë pikë, sa një sipërfaqeje prej 500 metra/katrorë truall, iu shtua shifra 4 përpara, duke e regjistruar truallin si 4500 metra/katrorë. Vendimi pritet të apelohet nga e dënuara.