Celebrities Magazine Showbiz

“Desh më lanë të vdekur në Greqi, nga shteti Shqiptar asnjë interesim” – Flet me Ilnisa Agolli

Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel dhe Top Albania Radio do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”. I ftuar episodin e djeshëm ka qenë aktori Laert Vasili, ku u është përgjigjur shumë pyetjeve provokuese të Ilnisës dhe ka treguar shumë sekrete të tij.