Dështoi seanca e parë e gjyqit ndaj Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit. Shkak u bë mosvënia në dijeni e ish-deputetit Frroku. Të akuzuarit përfaqësoheshin në seancë nga avokatët. Gjyqi lidhet me historinë e tre viteve më parë, mbi një skenar të planifikuar që do të eliminonte deputetin Tom Doshi. Prokurorja kërkoi shoqërimin e detyrueshëm të Bamit e Doshit, qëndrim që u konsiderua i pabazuar nga gjykata.