Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka vendosur bojkot dyditor të të gjitha proceseve gjyqësore dhe hetimore në shenjë proteste pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja — ngjarje e cilësuar si më e renda dhe e paprecedent në sistemin e drejtësisë.
Bojkoti do të zhvillohet më 9 dhe 10 tetor dhe përfshin çështjet penale, civile dhe administrative në të gjitha nivelet.
Dhoma u bën thirrje institucioneve që të garantojnë sigurinë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve.
Bojkoti nuk prek masat e sigurimit penal.
VENDIM/ KOMITETI DREJTUES I DHOMES TE AVOKATISE TE SHQIPERISE
Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise, percjell me shume shqetesim ngjarjen lidhur me vrasjen e Gjyqtarit te Gjykates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, Z.Astrit KALAJA, si ngjarja me e rende dhe e paprecedent e ndodhur ndonjehere ne sistemin e drejtesise.
Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise vendosi njezeri qe te bojkotoj te gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqesore, per ceshtjet penale, civile dhe administrative, ne te gjitha nivelet e gjykimit, per datat 9 dhe 10 Tetor 2025.
Ky bojkot eshte nje thirrje per te gjithe opinionin, politiken shqiptare, Keshillin e Larte Gjyqesor, Keshillin e Larte te Prokurorise, Inspektorin e Larte te Drejtesise, si dhe palet ndergjygjese, qe te angazhohen me pergjegjesine maksimale per sigurimin e jetes dhe shendetit, si dhe te veprimtarise dhe aktivitetit te gjyqtareve, prokuroreve, dhe avokateve ne ushtrimin e detyrave te tyre ne realizimin dhe funksionimin e drejtesise.
Ky vendim nuk i shtrin efektet e tij per masat e sigurimit ne procesin penal.
Urdherohen te gjithe kryetaret e Dhomave Vendore te Avokatise per ekzekutimin e ketij vendimi.
KRYETARI
Prof. Dr. Maksim HAXHIA