Showbiz

Disney do të rikrijojë “Home Alone”, fanatikët e filmit reagojnë ashpër

Vetëm se Disney mund të rikrijojë filmat klasikë që janë të famshëm në të gjithë botën, nuk është e thënë që duhet ta bëjë.

Ky është mendimi i publikut pasi përfaqësuesi i shtëpisë më të madhe të filmit Bob Iger tha se së shpejti do të sjellë një version tjetër të “Home Alone” për brezin e ri të fëmijëve.

Me siguri të gjithë e keni parë filmin klasik të Krishtlindjes me në qendër vogëlushin Kevin (Macaulay Culkin) që mbetet vetëm gjatë periudhës së festave dhe i duhet të mbrojë shtëpinë e tij nga 2 hajdutë.

Kjo nuk është hera e parë që Disney sjell versione të ndryshme të të njejtit film pasi e njejta gjë ka ndodhur me “Borebardhën”, “Bukuroshen e Fjetur” dhe së fundmi “Mbreti Luan”, megjithëse askush nuk është dakort.

Publiku ka reaguar ashpër pasi për ta versionet origjinale janë më të mirat dhe rikrijimet duket sikur shkatërrojnë magjinë e filmit.