Trajneri kryesor i ekipit kombëtar të futbollit të Letonisë, Paolo Nikolato, ka zgjedhur lojtarët për ndeshjet e qershorit. Gjatë kësaj periudhe janë planifikuar dy ndeshje në “Skonto” stadium: më 7 qershor një ndeshje miqësore kundër Azerbajxhanit, i udhëhequr nga Fernando Santos, dhe më 10 qershor ndeshja kualifikuese për Kupën Botërore FIFA 2026 kundër Shqipërisë.
Ekipi është mbledhur për t’u përgatitur për ndeshjet e rëndësishme. Këtë herë në skuadër janë ftuar 25 lojtarë, prej të cilëve katër janë për herë të parë: Kristaps Grabovskis, Bruno Melnis, Glebs Zaleiko dhe Kristers Penkevics. Të gjithë ata kanë luajtur vitin e kaluar me ekipin U21 të Letonisë, ku u shfaqën mirë dhe ishin ndër liderët e ekipit.
Ajo që bie në sy është se një pjesë e mirë e lojtarëve janë pjesë e skuadrës së Rigës në Letoni. Po ashtu ka edhe disa elementë të tjerë, të cilët luajnë në Zvicër te Luzern, Aberdini dhe St.Xhonston në Skoci. Sa i përket lojtarit më të shtrenjtë të kombëtares së Letonisë, ai është mbrojtësi Kristers Tobers i Aberdinit, i cili kushton 1 mln euro.