Modelja Suzi Kortez duket se është një super fanse e zjarrtë e skuadrës së Barcelonës, por më shumë e Lionel Mesit.
Dashuria e saj për Mesin ka shkuar përtej limiteve, ylli brazilian ka vendosur të bëjë tatuazh portretin e lojtarit pranë një zone intime. Gjë që i çuditi të gjithë dhe lind pyetja se si është ndjerë bashkëshortja e lojtarit më të mirë.
Për ditëlindjen e Mesit, ajo vendosi ta uronte me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ajo shfaqej tepër provokuese.
Kjo nuk është hera e parë që modelja publikon foto të tilla, në të cilat ekspozohet, pasi shumë prej postimeve të saj janë ‘hot’, ku shfaq të pasmet dhe gjoksin. Gjë që nuk i lë shumë vend imagjinatës.
Kjo është hera e dytë që Kortez ka bërë një tatuazh të dedikuar futbollistit më të dashur për të gjithë. Pasi tatuazhi i parë ndodhet në fundshpinë, ku shkruhet ‘Messi 10’.


