Doloreza Musabelliu, është prokurorja e re dhe e 11-a që i bashkohet skuadrës së SPAK-ut, përfshi këtu edhe dy prokurorët e komanduar Dritan Prenci dhe Vladimir Mara. Musabelliu e kaloi me sukses procesin e vettingut, në të trija kriteret, figurën, profesionalizimin dhe pasurinë. Ajo ka ushtruar prej 14 vitesh, detyrën si prokurore te Krimet e Rënda.