Aktualitet

Protesta e dhunshme te Kuvendi, gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim!

Pas akteve të dhunës te regjistruara para ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë, 19 persona janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim. Përveç prishjes së rendit, bllokim të rrugëve e shkatërrim të pronës, këta protestues kanë qëlluar me gurë efektivë të Policisë së Shtetit e me vezë deputetë të Kuvendit.

Mes të arrestuarve është dhe një prej organizatorëve, Gentjan Progni si dhe protestuesit Arbër Lleshaj, për shkak se ka goditur dhe një gazetar gjatë detyrës.

Konkretisht të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Protestuesit u mblodhën përpara hyrjes kryesore të Parlamentit para nisjes së seancës me qëllim pritjen e deputetëve me thirrjet ‘Nuk na përfaqësoni’, ‘Deputetë të shitur’. Seanca dje u bojkotua nga deputetët e PD, ndërsa socialistët “u rrethuan” brenda në Kuvend, pasi protestuesit bllokuan daljet në pritje për t’i qëlluar me vezë.

Pas ikjes së deputetëve, revolta vijoji me policinë, të cilët u qëlluan me gurë. 15 prej tyre përfunduan në spital me dëmtime për shkak të goditjeve. Protestuesit shkulën pllaka guri nga trotuaret për t’i hedhur në drejtim të efektivëve, hoqën hekurat rrethues si dhe shkatërruan dhe një automjet të policisë.

Emrat e personave të arrestuar
1.Kujtim Pervataj
2.Romario Dushi
3.Ardit Ymaj
4.Niko Qarkaj
5.Ylli Shima
6.Ervis Gjoni
7.Frrok Bardhi
8.Rezart Pirani
9.Admir Tershalla
10.Alban Nikolli
11.Elvis Bici
12.Altin Hila
13.Ervin Gega
14.Arbër Lleshaj
15.Everes Bardhi
16.Besard Kajmi
17.Aristotel Elezaj
18.Gentjan Progni
19.Durim Bami

Njoftimi i policisë

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje pranë Parlamentit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-B. K., 35 vjeç; A. E., 24 vjeç; G. P., 36 vjeç; D. B., 32 vjeç; K. P., 46 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. Y., 40 vjeç; N. Q., 43 vjeç; Y. Sh., 52 vjeç; E. Gj., 39 vjeç; F. B., 56 vjeç; R. P., 35 vjeç; A. T., 34 vjeç; A. N., 35 vjeç; E. B., 45 vjeç; A. H., 35 vjeç; E. G., 23 vjeç, E. B., 20 vjeç.

Si dhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, pasi ka goditur një gazetar.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. D., 63 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; E. Gj., 38 vjeç; T. T., 43 vjeç; E. A., 31 vjeç; G. S., 20 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. M., 39 vjeç; M. J., 47 vjeç, A. G., 47 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.