Fati i Velierës në Durrës do te “vendoset” në Tiranë. Do të jetë Apeli i Gjykatës Administrative, që do të vazhdojë shqyrtimin e çështjes Veliera. Pas afro 60 ditësh, duke tejkaluar çdo afat ligjor, gjyqtari i Gjykatës Administrative Durrës Ergys Gashi ka zbardhur vendimin, duke iu dhënë mundësi palëve në konflikt të bëjnë ankimimin në Apel. As Bashkia Durrës dhe as shoqëria civile nuk u pajtuan me vendimin qe mori Gjykata Administrative dhe tashmë presin verdiktin në Apel.