Damien Komoli po punon për vendosjen e drejtorit të ri sportive. Dje u raportua lista me tre emra, që qëndrojnë si opsione të mundshme. Bashkë me Marko Otolinin dhe Diego Lopez qëndron edhe Viktor Bezhani. Ky i fundit është drejtori teknik i Tuluzit.
LEXO EDHE: Thyen rekordin europian, Peshëngritësi Ertjan Kofsha ngre 161 kilogramë në shkëputje…
Sot te Juventusi janë më të qartë. Marko Otolini tashmë është veçuar si i preferuar.
Otolini është pjesë e Xhenoas në Seria A. 45-vjeçari e drejton merkaton e Xhenoas prej vitit 2022 dhe ka të mbetur këtë sezon në kontratën e tij. Si lojtar ka luajtur vetëm me Breshian.
Te Juventusi do të ishte rikthim për të. Para se të shkonte te Xhenoa, Otolini punonte te Juventusi si skaut.
Më 26 Maj, Milan njoftoi emërimin e Igli Tare si Drejtor Sportiv i Ekipit të Parë. Ai do të raportojë drejtpërdrejt te Drejtori Ekzekutiv i Klubit, Giorgio Furlani.
I lindur në Vlorë (Shqipëri) më 25 korrik 1973, Tare ka përvojë të gjerë në futbollin profesionist italian, duke luajtur për Brescia-n, Bologna-n dhe Lazion.
Pasi u tërhoq nga karriera e tij si lojtar, ai e afirmoi veten si një drejtues i profilit të lartë, duke shërbyer si Drejtor Sportiv i SS Lazio për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet.
Gjatë qëndrimit të tij në detyrë, ai kontribuoi ndjeshëm në sukseset e fundit të Klubit, duke përfshirë tre tituj të Kupës së Italisë dhe tre Superkupa Italiane.