Bota

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer!

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se do të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe nga i drejtuesit të Partisë Laburiste.

Starmer u zotua se do të bëjë gjithçka që është në dorën e tij, për të garantuar një transferim të rregullt të pushtetit.

Duke folur para Zyrës së Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar në Londër, e njohur si Downing Street, vuri në dukje se marrja e detyrës, dy vjet më parë, ishte “momenti më krenar” i jetës së tij.

Ndërkaq, theksoi se në politikë hyri për të pasur mundësinë që të përmirësojë jetën e miliona njerëzve, dhe shtoi se çdo vendim i tij ka pasur për qëllim të vendosë në plan të parë “vendin që e do”.