“Drunk in the Coffee Shop” me Dj Benito në Top Albania Radio!

Top Albania Radio dhe muzika elektronike kanë qënë gjithmonë dy shina paralele që kanë rritur breza më tingujt dhe energjinë e pakrahasueshme që zhanret e ndryshme të tingëllimit elektronik sjellin. Të premteve shtohet një tjetër program i një prej Dj/Producentëve më të famshëm të kryeqytetit dhe jo vetëm – Nu Jack në “Drunk in the Coffee Shop”.

Në një mix 60 minutësh ai do të sjellë më të mirat e muzikës elektronike në glob. Nga Tulumi në Mykonos, nga Berlini në Dubai, nga Tokyo në Bahrain. Një përzgjedhje creme della creme i hiteve që pushtojnë klubet më të frekuentuara të qyteteve që përcaktojnë trendet botërore të këtij zhanri muzikor.