Celebrities Gossip Showbiz

Dua Lipa në pritje të ëmbël? Zbulohet çfarë fshihet pas lajmit viral…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është bërë sërish pjesë e vëmendjes mediatike pas një lajmi viral që ka pushtuar rrjetet sociale. Gjithçka nisi nga një postim i shpërndarë me shpejtësi në platformën X, ku pretendohej se artistja është shtatzënë dhe se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, aktorin Callum Turner. Postimi shoqërohej me një foto ekografie dhe një pretendim se Dua Lipa kishte thënë: “Tani po ha për dy”. Brenda pak orësh, publikimi u bë viral, duke grumbulluar miliona shikime dhe duke shkaktuar një valë reagimesh nga fansat e çiftit.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Dua Lipa apo Callum Turner për një shtatzëni të mundshme. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike që të vërtetojë këto pretendime. Për momentin, lajmi mbetet vetëm një spekulim i përhapur online, ndërsa ndjekësit po presin një reagim nga vetë çifti.

Dy javë pas martesës me aktorin Callum Turner në Villa Valguarnera të Siçilisë, Dua Lipa ndau fotografitë nga ceremonia madhështore, duke zbuluar edhe fustanin e saj të nusërisë, një krijim unik i Chanel Haute Couture. Fustani, i realizuar posaçërisht për këngëtaren, shënon edhe krijimin e parë të nusërisë nga drejtori artistik i Chanel, Matthieu Blazy. Dizajni kishte një siluetë elegante me dekolte të rrumbullakët dhe shpinë të hapur, të zbukuruar me detaje që imitonin bizhuteritë.

I gjithë fustani ishte punuar me dorë dhe përmbante plot 480 mijë rruaza të qepura nga Atelier Montex, ndërsa detajet dekorative kërkuan më shumë se 1.100 orë punë nga mjeshtrit e Lesage. Pamja përrallore plotësohej nga një fund me bisht dy metra, i zbukuruar me 25 mijë pupla të realizuara nga Lemarie, si dhe nga një vello prej tyli gjashtë metra të gjatë, e qëndisur po ashtu me dorë.