Banorët e Katundit të ri në Durrës protestuan sot para bashkisë. Ata kërkuan takim me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, dhe tentuan të hynin me forcë në bashki. Shkak janë bërë përmbytjet e dy ditëve të fundit si pasojë e daljes së lumit Erzen nga shtrati. Banorët thanë se situata përsëritet disa herë në vit dhe u janë dëmtuar shtëpitë dhe baza ushqimore e bagëtive. Ata paralajmërojnë akte të tjera nëse nuk gjendet një zgjidhje.