Kryeministri Edi Rama u prit sot pasdite me protesta nga të rinjtë e FRPD-së në Kavalishencën e Ministrisë së Rendit në Durrës. Në parullat e tyre shkruhej “Stop terrorit shtetëror”, “Stop Mafia”, “Durrësi kundër varfërisë”. Ashtu si dhe ne Fier, të shtunën, një grup simpatizanësh të FRPD dolën në rrugë dhe pritën kryeministrin me pankarta në duar në protestë kundër varfërisë, duke e cilësuar ndryshe edhe si “qeverinë e drogës”.