Aktualitet

Dy grabitje me dhunë në Elbasan, kapet autori!

Autor i dyshuar i dy vjedhjeve me dhunë, arrestohet nga uniformat blu një 20 vjeçar në Elbasan. Në shënjestrën e tij ishin dy gra, të grabitura në lagjet “Syrja Dylgjeri” e “Kala” të qytetit. I riu u prangos në kuadër të operacionit policor të koduar “End”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi zyrtar: 

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit S.C., 20 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se 20-vjeçari është autor i dy rasteve të vjedhjes, konkretisht:

në lagjen “Syrja Dylgjeri”, i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës me një shumë parash në të, shtetases S.K.;

më datë 05.02.2025, në lagjen “Kala”, i ka vjedhur me dhunë portofolin me një shumë parash në të, një 43-vjecareje. Operacioni u kodua “End”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.