Tech Top Tech - News

E ardhmja: AI në formë fizike. Robotë që lëvizin, makina që ecin vetë, sisteme qe jo thjesht reagojnë, por që mendojnë…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Po e nis direkt e me problemin: çdo vit na premtohet “e ardhmja”. Dhe çdo vit pyesim veten: ku është ajo? Pse makina ime ende nuk më kupton kur i flas, pse robotët duken inteligjentë vetëm në prezantime, dhe pse AI shpesh ndihet më shumë si marketing sesa si ndihmë reale?

Ja ku hyn CES 2026. Dhe jo, këtë herë nuk ishte panair për televizorët më të hollë apo frigoriferë që flasin. Këtë vit, mesazhi ishte i qartë: AI po zbret nga cloud-i në botën reale. Dhe po, edhe unë u tremba pak.

Nëse vitin e kaluar AI na premtoi se do na shkruante email-et, këtë vit po na thotë “ik pak nga timoni, se e di vetë rrugën”.

Në Las Vegas pamë diçka ndryshe. AI në formë fizike. Robotë që lëvizin, makina që ecin vetë, sisteme qe jo thjesht reagojnë , por  qe mendojnë. Dhe këtu Nvidia vodhi skenën. Jo me fjalë të mëdha, por me një ide të frikshme dhe të bukur njëkohësisht.

Imagjino një makinë që nuk thotë vetëm “po ndalem”, por edhe “po ndalem sepse semafori nuk punon dhe ky është opsioni më i sigurt”. Kjo është logjika njerëzore që po futet në teknologji.

CES 2026 na tregoi se e ardhmja nuk është më në ekran. Është në rrugë, në fabrika, në jetën reale. Dhe për herë të parë, nuk duket si demo. Dukët serioze.

Pra pyetja nuk është më “a do vijë kjo teknologji?”.

Por a jemi gati ne për të?