Celebrities Showbiz

“E gjithë bota ime”, Leonita Xhaka poston vajzën e sapolindur

Granit dhe Leonita Xhaka, një ndër çiftet më simpatikë të showbizz-it janë bërë prindër për herë të dytë, sërish të një vajze. Laneya, lindi në 24 prill dhe këtë lajm e bëri me dije vetë futbollisti me një postim në Instagram.

Ndërsa, pak më parë Leonita ka publikuar një fotografi ku dukej e gjithë fytyra e të voglës bashkë me vajzën e madhe, Ayana. Këtë postim, Leonita e ka shoqëruar me mbishkrimin:

“E gjithë bota ime”

https://www.instagram.com/p/COVCSoHjY9J/?utm_source=ig_web_copy_link

E po, fëmijët për prindin janë vetë jeta dhe çifti Xhaka nuk ngurron ta shfaqë këtë edhe në publik.