Live From Tirana

E mbani mend? ‘Mala Gata’ tek klipi i Ronela Hajatit rikthehet pas 11 vitesh!

E ftuar më “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë regjisorja Sara Jaupaj. Ajo ka folur për dëshirën e të rinjve sot për të qenë të famshëm pa punuar.

Por për ata që nuk e dinë, Sara ka qenë protagoniste në videoklipin e Ronela Hajatit, “Mala Gata”. Si ka qenë kjo eksperiencë për të?

Unë atëherë kam qenë 19 vjeçe kur e kam bërë atë klip. Mbaj mend që regjisori që e bënte klipin ia ka thënë Ronelës disa herë, që ‘po e nxore dhe një sekuencë të vetme, kjo ta mori vëmendjen tek ky klipi’. Sepse ishte personazhi i tillë. Dhe unë mbaj mend që atëherë ka pasur një ‘bum’ njerëzish në rrugë, nëpër kafe, nëpër dyqane, që e kishin marrë aq seriozisht atë personazh, sa më thonin ‘mos hyr se ti je e keqe’. Aq mirë e kisha luajtur unë atë personazh. Kur e riktheu Ronela, u bë prapë virale në TikTok, nëpër rrjete sociale.