Live From Tirana

“Ku do ikim pas emisionit?”/ Flirtim hapur mes moderatorit dhe të ftuarës në studio, çfarë ndodhi në Live From Tirana…

Konkurrentja e “Për’puthen”, Marsiela, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për pjesëmarrjen në programin e dashurisë dhe planet për të ardhmen.

Në një moment gjatë intervistës, Marsiela i bën një kompliment moderatorit të njohur, duke i thënë se ‘është më simpatik nga sa mendonte që ishte’. E duket sikur biseda më pas vijoi me një flirtim të hapur mes moderatorit dhe të ftuarës.

Marsiela: Je më simpatik nga sa mendoja që ishe.

Ronaldo: O faleminderit shumë!

Marsiela: Realisht. Nuk e di pse kisha krijuar këtë idenë sikur je shumë sarkastik, më bezdiste ajo gjëja. Por je i këndshëm.

Ronaldo: Të falënderoj.

Marsiela: Mos më falëndero.

Ronaldo: E di pse të falënderoj? Sepse është bukur kur i surprizon njerëzit në këtë formë. Se mund të ndodhë se dikush nga ekrani mund të duket shumë simpatik si karakter dhe fizik, e nga afër pastaj të zhgënjen. Me mua ndodh e kundërta dhe unë e shijoj shumë këtë gjë.

Marsiela: Mendoj se kemi shumë gjëra për të folur, sikur s’më del kjo intervista.

Ronaldo: Në program apo pas programit? Mund ta vijojmë, po ku?

Marsiela: Çfarë do përputhemi ne?

Ronaldo: Jo, nuk jam tip që mund të përputhem kollaj, por mund të përqafohemi.

Marsiela: Bëj shaka, jam e lodhur nga përputhja.

Ronaldo: Ku do e vijojmë bisedën?

Marsiela: Ti je moderatori.

Ronaldo: Pas programit po them. Se unë nuk jam tip që më pëlqejnë bisedat në kafe. Në natyrë për shembull? Të pëlqen natyra?

Marsiela: Varet se ku.

Ronaldo: E zgjedhim.

Marsiela: Në plazh jo se ti s’e paske qejf.

Ronaldo: Vapa me lodh.

Marsiela: Do më çosh në mal?

Ronaldo: Të pëlqen mali?

Marsiela: Jo.

Ronaldo: Mund të gjejmë diçka të mesme.