Aktualitet Rajoni

E rëndë në Greqi/ E prangosën dhe i vunë flakën, shqiptari gjendet i djegur në sediljen e pasme të makinës!

Një krim i rëndë u zbulua pasditen e kësaj të premteje në Greqi, kur një shqiptar u gjet i prangosur dhe i djegur në sediljen e pasme të një makine.

Sipas informacioneve paraprake, makina kishte qenë e vjedhur nga një zonë e Atikës në Athinë dhe kishte targa të falsifikuara.

LEXO EDHE: Dyshonte për incest! Vrau bashkëshorten dhe plagosi djalin e saj, burg përjetë për 47-vjeçarin shqiptar në Selanik!

Hetimet janë marrë nën përgjegjësinë e Departamentit të Hetimit të Krimit të Organizuar, njohur ndryshe si “FBI greke”.

Mediat greke raportojnë se shqiptari, i paidentifikuar ende, kishte tre ditë i vdekur në makinë dhe askush nuk e kishte vënë re. Mësohet se trupi i pa jetë i viktimës u pikas nga një gjuetar që ndodhej në zonë.

LEXO EDHE: Përdhunoi bashkëshorten dhe ushtroi dhunë fizike para fëmijëve të mitur, dënohet me 17 vite burg shqiptari në Greqi!

Një hetim i thelluar është në zhvillim, dhe autoritetet po përpiqen të zbardhin arsyet e vrasjes dhe lidhjen e mundshme me grupe kriminale të organizuara.

Sipas raportimeve fillestare të “Kathimerini”, është e mundur që ky të jetë një shtetas shqiptar i cili ishte zhdukur disa 24 orë më parë. Personi në fjalë nuk kishte precedentë penalë.

Disa ditë më parë, ai ishte larguar nga vendi i tij i banimit për në Vilia, ku nuk u kthye kurrë, ndërsa të afërmit kishin raportuar zhdukjen e tij.