Edhe besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë Fitër Bajramin. Pas agjërimit, kremtimet nisën me faljen e namazit dhe epiqendër ishte Xhamia e Madhe në Prishtinë. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, vuri në dukje se “Festat janë momente reflektimi e rikthimi në vlerat e vërteta fetare e humane”.