Live From Tirana

Edisa Leçini: “Valbona Mhilli është e bërë pak si shumë…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Edisa Leçini nga Edis Bio Care. Ajo tregoi veçantinë e produkteve që ky dyqan ofron, pse duhet t’i zgjedhim dhe jo vetëm. Po ashtu Edisa nuk ka kursyer dhe disa këshilla për banorët e “Big Brother VIP 4″…

Nëse do të vinin banorët e BBV në Edis Bio Care, çfarë do t’iu sugjeroje? Valbona Mhillit për shembull?

Valbona Mhilli është e bërë pak si shumë, të jem e sinqertë. Është e bërë shumë. Buzët dhe mollëzat e kanë kaluar pak masën, për standardet e mia. Unë jam aksionere në një klinikë dermoestetike në Greqi. Klienti gjithmonë e humb volumin e asaj që bën, sidomos tek buzët, nuk e percepton më se si mund të jenë, por mjeku nuk lejon të bëjë më tepër se ç’duhet. Këtu në Shqipëri, kjo ka rrëshkitur pak. Besoj se dhe në konceptim e volumit të Valbonës, i ka rrëshkitur pak. Edhe mjeku i Valbonës nuk është se e sheh tamam.